Banorët e një fshati të vogël zviceran janë evakuar të gjithë për shkak të rrezikut të një rrëshqitjeje të gurëve.
Më pak se 100 banorëve të fshatit të Brienz iu dhanë vetëm 48 orë kohë për të paketuar atë që mundën për të braktisur shtëpitë e tyre.
Si rrjedhojë e kësaj, duhet të evakuoheshin edhe lopët e fshatit pasi gjeologët paralajmëruan se një rënie guri ishte e pashmangshme.
Dy milionë metra kub shkëmb po shkëputet nga mali sipër dhe si rrjedhojë një rrëshqitje guri mund ta zhdukë fshatin.
Kjo ka ngritur pyetjen në lidhje me sigurinë e disa komuniteteve malore, pasi ngrohja globale po ndryshon mjedisin alpin.
Brienz, në kantonin lindor të Graubunden, tani është bosh.
Fshati është vlerësuar si një rrezik gjeologjik prej disa kohësh dhe është ndërtuar në tokë që zbret drejt luginës. /Telegrafi/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...