Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Drenas

08:50 | 13 Maj 2023
K.B

Imami i xhamisë në fshatin Kizharekë të Drenasit ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në xhami dhe kanë vjedhur arkën e bamirësisë që kishte 500 euro.

Ai mes tjerash ka thënë se vlera e dëmit të derës arrin rreth 970 euro.

Në njoftimin e policisë nuk raportohet për të arrestuar teksa rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme