Google ADS

Begaj në adresimin për zgjedhjet: Hidheni votën me përgjegjësi

22:34 | 12 Maj 2023
K.B

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë një adresim në lidhje zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të diele.

Begaj, u tha qytetarëve shqiptarë se këto zgjedhje ju japin mundësi për të përmirësuar hapësirën e drejtpërdrejtë të jetesës, pasi sipas tij, përfaqësuesit që do të zgjidhen do të jenë përgjegjës.

“Të gjithë të angazhuarit në zgjedhje kanë folur si kanë dashur dhe kur kanë dashur. Tani të gjithë duhet të heshtin sepse ju duhet të flisni kjo është thelbësorja, vota juaj. Zgjedhjet vendore iu japin mundësi për të përmirësuar hapësirën e drejtpërdrejtë të jetesës. Pikërisht përfaqësuesit që do të zgjidhni do të jenë përgjegjës për cilësinë e saj”, u shpreh Begaj.

“Hidheni votën me përgjegjësi, pa anashkaluar këtë moment për qytetet dhe komunitet tona, votoni dhe siguroheni që do të dëgjoheni”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme