Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte në Shkodër aty ku mbylli fushatën elektorale dhe bëri thirrje për të votuar kandidatin e Partisë Socialiste, Benet Becin.
Rama e cilësoi atë si kandidatin ideal, i cili edhe pse ka punuar me Berishën, kurrë nuk është ndikuar nga e djathta apo e majta, por nga puna dhe dëshira për të bërë mirë.
“Kemi vendosur me shumë kujdes sepse jemi menduar gjatë se çfarë mund t’i ofrojmë ne Shkodrës si reflektim, por dhe si mundësi dhe çfarë mund t’i ofrojmë ne Shkodrës që edhe ata të cilët kanë atë fiksimin historik që nuk e ndrrojmë votën, në kushtet ku realisht nuk ja vlen ta çosh votën kot, të votosh po atë që kanë votuar 30 e kusur vite, të mos ndihen të vënë në vështirësi.
Sigurisht që nuk e kam menduar në fillim të gjenim një kandidat kaq ideal, që të ketë punuar për po aq vite me atë tjetrin që s’po ja përmend emrin, se ky i thotë zoti Berisha ky Beneti. Me mmua Beneti ka punuar sepse unë i kam vlerësuar punën dhe në atë lloj xhungle ka qenë nga shumë të paktit që dilte në pah si shembull me punën e tij,” – u shpreh Rama./euronews
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...