Google ADS

Osmani në Harvard: Flamuri i Kosovës valon krah atij të Amerikës

18:45 | 12 Maj 2023
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar edhe Universitetin e Harvardit gjatë qëndrimit të saj në SHBA.

Osmani në një shkrim në “Facebook”, tha se flamuri i Amerikës dhe ai i Kosovës valonin krah njëri-tjetrit si shenjë e konfirmim i parnteriteti mes dy vendeve.

“Gjatë vizitës në Universitetin e Harvardit, flamuri i Republikës së Kosovës valonte krenar pranë atij amerikan, si shenjë konfirmimi e partneritetit të veçantë ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Osmani krahas fotografisë së postuar në Facebook.

Ndryshe, Presidentja Osmani ishte si folëse kryesore në konferencën ndërkombëtare ‘Global Empowerment Meeting’./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme