Kryeministri në detyrë i Malit të zi, Dritan Abazoviç ka uruar Erion Veliaj për fitoren në zgjedhjet e 14 majit.
Përmes një videomesazhi në rrjete sociale, Abazoviç thotë se Veliaj është një person i cili ka futur shumë inovacione në jetën politike me pasionin e tij dhe energji duke promovuar vlera universale, të cilat janë jo thjesht të mira vetëm për Tiranën, por për të gjithë rajonin.
“Hey Tirana. Përshëndetje nga Mali i Zi! Kjo video i dedikohet vëllait tim, Erionit. Një përkrahje nga Mali i zi për të në zgjedhjet lokale, të cilat mbahen më 14 maj. Erioni është një person i cili ka futur shumë inovacione në jetën politike me pasionin e tij dhe energji, promovon vlera universale, të cilat janë jo thjesht të mira vetëm për qytetin e tij, për Tiranën, por për të gjithë rajonin. Shpresoj se shumë shpejt do të festojmë së bashku dhe në të ardhmen do të bëjmë gjëra të mira. Eri të uroj sukses dhe përshëndetje për të gjithë shqiptarët nga Mali i Zi!”, deklaron Dritan Abazoviç./Arbresh.info/
View this post on Instagram
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...