Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichikj.
E ardhmja e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përket në Bashkimin Evropian. Vendet tona po bëjnë hapa dhe përpjekje për të avancuar rrugëtimin e tyre drejt BE-së.
Palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit përmes dhe mbledhjeve ndërqeveritare që mund të mbahen në të ardhmen.
Në takim u shprehën dhe përgëzimet për Kosovën në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave, si hap i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të vendit.
Rritja e efikasitetit sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar ishte dhe një prej çështjeve me theks të veçantë të trajtuara gjatë këtij takimi./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?