Kina do të dërgojë përfaqësuesin e saj të posaçëm për çështjet euro-aziatike në Ukrainë e Rusi dhe vende të tjera evropiane nga 15 maji, për të për të promovuar bisedimet e paqes, tha të premten Ministria e Jashtme kineze.
“Vizita e një përfaqësuesi kinez është një manifestim i përkushtimit të Kinës për të promovuar bisedimet e paqes”, tha në një konferencë për mediat zëdhënësi i Ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin.
Presidenti kinez Xi Jinping foli me telefon me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky muajin e kaluar, ku tha se Kina do të dërgojë një përfaqësues të posaçëm në Ukrainë dhe do të zhvillojë bisedime me të gjitha palët që kërkojnë paqe.
Kina do të fokusohet në promovimin e bisedimeve të paqes dhe do të bëjë përpjekje për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur, i tha Xi Zelenskyt, sipas raporteve të medias shtetërore kineze.
Li Hui, ambasadori i Kinës në Rusi nga viti 2009 në 2019, është diplomati kinez i rangut më të lartë që viziton Ukrainën që nga pushtimi i Moskës vitin e kaluar.
Nga Ukraina në Lindjen e Mesme, Pekini në muajt e fundit ka kërkuar të pozicionohet si një ndërmjetës me një rol udhëheqës në zgjidhjen e krizave në botë.
Por, teksa Kina thotë se është një palë neutrale në luftën në Ukrainë, ajo është kritikuar për refuzimin e dënimit të Moskës për pushtimin e vendit.
Pavarësisht thirrjeve të Kinës për paqe, ajo është rreshtuar kryesisht me qëndrimin e Rusisë, e cila fajëson NATO-n për kërcënimin e vendit për shkak të ambicieve për t’u zgjeruar drejt lindjes dhe aleatët perëndimorë të Ukrainës për nxitjen e konfliktit duke siguruar tanke dhe raketa.
Aleatët perëndimorë i kanë parë me skepticizëm përpjekjet e Kinës për të ndërmjetësuar bisedime për paqe në Ukrainë./REL
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...