Zyrtarja e lartë e çështjeve të brendshme të Komisionit Evropian, dekalroi se Bashkimi Evropian (BE), nuk ka vërejtur ndonjë kontrabandë të konsiderueshme të armëve në Evropë nga Ukraina.
“Më duhet të them se nuk kemi parë ndonjë kontrabandë industriale të armëve të zjarrit nga Ukraina”, tha Ylva Johansson, raporton skynews.
Megjithatë, janë regjistruar disa raste individuale të transportimit të armëve të lehta jashtë vendit – kryesisht nga individë që përpiqen të nxjerrin armët si “trofe ose për mbrojtje personale”.
“Ato raste po merren parasysh, natyrisht, në kufi nga rojet kufitare”, shtoi Johansson.
Johansson tuje shtoi se çështja e kontrabandës së armëve ka qenë e rëndësishme ndërsa është diskutuar në një takim me ministrin e Brendshëm ukrainas, Oleksandr Klymenko./Arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...