Google ADS

Ndeshjet e raundit të parë në fazën ‘Legends Stage’ në Majorin e CS:GO – BLAST Paris Major

08:17 | 12 Maj 2023
A. B.

Të shtunën fillon faza ‘Legends Stage’ në turneun Major që po mbahet në qytetin e Parisit.

Gjithsej 16 skuadra do të garojnë për një grup çmimesh prej 1.250.000 dollarësh.

BLAST Paris Major është turneu i fundit Major sa i përket lojës CS:GO, pasi këtë verë loja kalon në një version tjetër Counter-Strike 2.

Tashmë janë mësuar ndeshjet e raundit të parë në turneun BLAST Paris Major.

Loja më interesante gjatë këtij raundi të parë pritet të jetë ajo ndërmjet FaZe dhe Heroic.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në formatin ‘Bo1’ dhe do të transmetohen në kanalet zyrtare të BLAST në platformën Twitch.

Më poshtë i gjeni oraret e ndeshjeve:

11:30 Na’Vi – GamerLegion
11:30 9INE – Liquid
13:00 FURIA – Monte
13:00 fnatic – NIP
14:30 Heroic – FaZe
14:30 Into the Breach – Apeks
16:00 Vitality – G2
16:00 Bad News Eagles – ENCE./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme