Ngjarjet e ditës se sotme në Kosovë

07:19 | 12 Maj 2023
Diellza Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën për ”Balkan Dialogues Initiative”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)   09:00

Më Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”. (Hagë) 09:00

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës. (Hagë)09:30

Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, organizon panel diskutimi me të rinj nga Gjakova, me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”.(Pallati i Kulturës, Gjakovë)10:00

Ministria e Shëndetësisë organizon promovimin e Manualit të Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)10:00

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) mban konferencën rajonale “Arkivat dhe parandalimi i konflikteve: Mësime nga e kaluara, vizione për të ardhmen”.  (Hotel “International Prishtina”)10:00

Lëvizja Fol publikon raportin “Performaca e sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit gjatë vitit 2022”. (Zyra e Fol, rr. “Andrea Gropa”, Prishtinë) 11:00

Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, organizon Panairin e Shkathtësive. (Pallati i Kulturës, Gjakovë)13:00

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, presin në takim administratoren e USAID-it, Samantha Power; shpallin ankandin për parkun me energji solare me kapacitet prej 100MW. (Ndërtesa e Qeverisë, P38)15:00

Nis edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – Polip. (Teatri ODA, Prishtinë)19:30

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme