Hapet Piramida e re e Tiranës, e cila do të jetë qendra më e madhe digjitale në Ballkan.
Mbrëmjen e sotme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me Kryeministrin Edi Rama, kanë vizituar objektin më ikonik, por tashmë të transformuar të kryeqytetit, i cili do t’iu shërbejë mijëra të rinjve.
“Shumë faleminderit që jeni të gjithë sot në një natë e në një mbrëmje që do mbahet mend gjatë për hapjen e një hapësire që është transformuar si kurrë më parë, në një stoli për qytetin tonë dhe me shumë gjasë në pikën e ardhshme më të vizituar nga gjithë turistët, që do të vijnë në Shqipëri dhe në Tiranën tonë kryeqytet. Sot, dua të falënderoj pafundësisht të gjithë ata që e kanë bërë të mundur që të mbërrinim në këtë ditë, që Piramida i rikthehet qytetit të Tiranës me një madhështi komplet ndryshe nga më parë, me një përdorim komplet ndryshe nga më parë, me një funksion ndryshe nga më parë, dhe ndoshta vizitorë që kurrë më parë ata që ndërtuan Piramidën fillestare nuk do e kishin imagjinuar. Sot ne nuk hapim vetëm një ndërtesë, një stoli, apo një pikë observimi dhe një vend për t’u “instagramuar”, por hapim njëkohësisht dhe qendrën më të madhe digjitale në Ballkan për të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë,” u shpreh Veliaj.
Ai citoi dhe të madhin Ismail Kadare për të sjellë edhe përmes metaforës ndryshimin e një simboli, nga ai i diktaturës, në një simbol të fuqisë transformuese drejt së ardhmes së një qyteti. “Doja të citoja një nga kolosët tanë, Ismail Kadarenë, edhe për të përdorur metaforën e Piramidës për të gjithë ato ndryshime politike që ndodhin në Shqipëri në vitet ’90, thotë ekzaktësisht: ‘Një Piramidë e ka nismën ndryshe nga çdo ngrehinë tjetër, herë e ka nismën e ndërtimit me ngazëllim dhe herë e ka nismën e ndërtimit me dëshpërim”. Piramida e Tiranës ndoshta i përshtatet më shumë këtij përkufizimi. U nis si një ngrehinë për dëshpërim dhe sot rihapet si një ndërtesë për ngazëllim. Më vjen mirë që kemi mbërritur në këtë majë për Tiranën tonë e siç thotë ajo shprehja: “Maja e një mali është rrëza e një mali tjetër për t’u ngjitur edhe më lart,” u shpreh më tej kryebashkiaku Veliaj./abcnews
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...