Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Ferizajt, pas zhvillimit të hetimeve për një kohë, ka arritur të siguroj dëshmi relevante se i dyshuarit (m) me pozitë sekretar i një shkolle të mesme teknike, gjatë ushtrimit të detyrës në vazhdimësi, nga muaji Dhjetor 2022 deri në muajin Mars 2023 kishte pranuar/marr ryshfet nga viktima (f) dhe bashkëshorti i saj njëmijë e dyqind (1200) Euro, duke i premtuar se do ta pajis me diplomë të shkollës së mesme, pasi shkolla në fjalë ofronte këtë mundësi me programin e quajtur “Mësimi i Përshpejtuar”.
Sot me datë 11.05.2023, është arrite të sigurohet prezenca e personit të dyshuar për tu intervistuar. Pas intervistës dhe analizës së gjitha dëshmive është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprat penale “Marrja e Ryshfetit” dhe “Mashtrimi” sipas kodit penal të RKS-së, thuhet në komunikatë.
Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin kompetent, ku i dyshuarit pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. /Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...