Ylli kosovar po kalon mjaft mirë në Turqi, ku është i huazuar tek Galatasaray.
E tash, mediat turke shkruajnë se përfaqësuesi kosovar është i vendosur për të qëndruar më gjatë në Stamboll ndonëse në fund të sezonit do t’i skadojë huazimi dhe do t’i duhet të kthehet në klubin që e mban kartonin e tij, Norwich City.
Sipas “SporHaber7”, vushtrriasi po shpreson që Galatasaray ta blejë kartonin e tij dhe të vazhdojë të luajë me ekipin verdhekuq.
Madje, thuhet se futbollisti ofanziv është duke shikuar ta marrë një shtëpi
Momentalisht, Norwich City i kërkon 10 milionë euro për Rashicën, ndërsa Galatasaray po i ofron 5 milionë.
Mediat turke madje mësojnë se Rashica e ka ndërmend ta marrë një zyrë/shtëpizë në stadiumin “Nef Stadium”, respektivisht atë të Bafetimbi Gomis, të cilit do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit dhe që mund të largohet prej Stambollit.
Dhe, atë shtëpizë po e aspiron futbollisti kosovar, ndërsa “lozhat” tjera të nxjerra në shitje nga klubi nga Stambolli janë shitur.
Rashica i ka zhvilluar 23 ndeshje në Superligën turke në këtë edicion deri tash, ndërsa i ka realizuar 4 gola dhe i ka bërë 5 asistime.
26 vjeçari është golashënuesi i pestë dhe asistuesi i tretë më i mirë në ekipin e tij, shkruan “Gazeta Express”.
Rashica u largua nga Norwichi pasi ky ekip ra nga Premierliga në Championship vitin e kaluar.
Ai është bërë mjaft i dashur në Stamboll dhe dëshiron të qëndrojë aty gjatë. /GE/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...