Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se është i papranueshëm çdo model për Asociacionin që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe që s’përputhet me udhëzimet e aktgjykimit të Gjykatës Kushteutese.
KDI e vlerëson gatishmërinë e Kosovës dhe Serbisë “për të lëvizur përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve pas dakordimit për Deklaratën për të pagjeturit dhe zbatimin e marrëveshjes lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.
“Duke qenë se, një prej çështjeve më akute që derivojnë nga dialogu është statuti i Asociacionit, KDI e konsideron të papranueshëm çdo model të prezantuar në dialog që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe që është në shpërputhje me udhëzimet e Aktgjykimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në komunikatë.
“Ne rikujtojmë që Kosova në vazhdimësi ka marrë garanci nga faktorët ndërkombëtarë, në veçanti nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Asociacioni do të jetë në pajtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatën e KDI-së.
Pas propozimeve mbi draft-statutin dhe diskutimeve mbi rregullimet alternative të Asociacionit, KDI i rikujton Qeverisë së Kosovës se “të gjitha veprimet për themelimin e Asociacionit duhet të kenë për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe zbatimin e parimit të kushtetutshmërisë”. /Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...