Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë oficeri i Policisë, Murat Dervishaj.
Lajmi u bë i ditur në rrjetin social “Facebook”, nga familjarët e të ndjerit.
I ndjeri ishte ushtar i UÇK-së dhe një nga oficerët e parë të Policisë së Kosovës.
NJOFTIM MORTOR
Pas një sëmundje të rënd dhe kronike është ndarë nga jeta ish-luftëtari i lirisë dhe oficeri i Policisë së Kosovës Murat Dervishaj – BALI.
Ai ishte ndër pjesëtarët e parë të Policisë së Kosovës në stacionin policor në Skenderaj. Bali siç e thërrisnin të gjithë gëzonte respekt dhe vlerësim të jashtëzakonshëm në popull por edhe ishte shumë i përkushtuar në punën e tij.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot më 11.05. 2023 në orën 17:00 në vendlindjen e tij në Kostërc të Skenderajt. /Arbresh.info/
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...