Rama nënshkruan marrëveshje me IFC-në për ndërtimin e pesë shkollave të reja në Prishtinë

11:10 | 11 Maj 2023
E.H

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se së shpejti do të nisë ndërtimi i pesë shkollave të reja në kryeqytet.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se ka nënshkruar ,marrëveshje me International Finance Corporation (IFC) për ndërtimin e tyre.

Shkollat e reja do të ndërtohen në këto lagje: Arbëri, Mati 1, Veternik, Kalabri, Qendër

“Brenda periudhës 2 vjeçare bashkë me IFC do të ndërtojmë gjithësej 8 shkolla.
Arsim cilësor.
Kushte më të mira për arsimtarë dhe nxënës.
Më pak trafik.
Më shumë punësim”, ka thënë Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme