Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim si bashkautor i disa vjedhjeve është arrestuar nga policia e Durrësit këtë të enjte.
26-vjeçari u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Seriali”, të zhvilluar pesë ditë më parë, ku u zbardhën 3 vjedhje me dhunë të sendeve personale, si dhe u kap në flagrancë bashkëpunëtori i tij.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera në vijim të operacionit policor të koduar “Seriali”, operacion i cili zbardhi 3 raste të vjedhjeve me dhunë, të kryera gjatë këtij muaji, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: M. H., 26 vjeç, banues në Durrës”, tha policia.
“Nga veprimet hetimore, dyshohet se 26-vjeçari dhe shtetasi P. C. (i arrestuar më datë 06.05.2023, gjatë këtij operacioni) janë bashkautorë të vjedhjeve me dhunë të një varëse floriri, një unaze dhe një celulari, në pronësi të 3 shtetasve të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...