I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, që po qëndron aktualisht në vend, ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti, dhe pritet t’i vizitojë komunat veriore, por, nuk do të takohet edhe me shefat e partive opozitare.
Kështu kanë bërë të ditur për Arbresh.info, zyrtarët e Lidhjes Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në një përgjigje të shkurtër, drejtori i zyrës për Komunikim dhe Media në LDK, Xhafer Tahiri, ka thënë shkurt, se sot nuk do të kenë takime me Lajçakun.
“ LDK nuk e takon z. Miroslav Lajçak, sot”, ka thënë ai.
Ndërsa, zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se ende nuk është vendosur për ndonjë takim pasi që kryetari i kësaj partie është në Gjermani.
“Ende nuk ka diçka rreth takimit, kryetari Ramush Haradinaj, është në Gjermani, për çdo gjë ju informojmë”, ka thënë ai.
Dakordimi për pranimin e planit franko – gjerman në Bruksel dhe për draftin e zbatimit në Ohër, ka ndryshuar situatën në dialog, për këtë sot ka ardhur në vizitë Lajçak./Arbresh.info/
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...