Kryeministri iShqipërisë,Edi Rama e ka mbyllur fushatën elektorale në qytetin e Fierit duke shfaqur pamje të lumit të Gjanicës, krejtësisht të rehabilituar.
Ai u shpreh se e ka mbajtur premtimin e dhënë për ta kthyer Gjanicën në një aset të Fierit.
“Dhe kur unë ju thashë që ne do ta transformojmë Gjanicën, në një mushkëri të re dhe do t’i japim Fierit mbrapsht lumin, por jo më si burim problemesh, por si një aset për qytetin. Shumëkush mendoi që ishte një nga ato premtimet me të cilat njerëzit ishin mësuar, ja ku është sot Gjanica dhe e gjithë shëtitorja në dy anët e saj që tanimë përshkon të gjithë qytetin, deri në fund. Dhe, ajo që ka rëndësi të thuhet është se ende nuk ka mbaruar shumë punë e shumë detyra që ne kemi. Dhe nuk dua të flas për gjërat e panumërta që janë bërë në Roskovec, për gjërat e shumta që janë bërë në Mallakastër, për ça është bërë në Patos e kështu me radhë.“
Kryesocialisti u shpreh me bindje për fitoren në Divjakë të Dielën.
“Dua t’i uroj dhe mirëseardhjen kryetarit të ri të bashkisë së Divjakës professor Josif Goresë i cili sot ka ardhur këtu për të marrë nga energjia juja sepse ditën e Dielë sëbashku me Taulantin dhe Erion Braçen në Divjakë ne do të korrim një fitore spektakolare, pro duke folur për detyrat duam të ndalem te ekonomia.”
Për Ramën, ekonomia aktuale e vendit shënon një kthesë historike që garanton rritje të të ardhurave për qytetarët.
“Sot Shqipëria është në momentin e një kthese të madhe, të shumëpritur, historike në ekonominë e saj. Me gjithë vështirësitë e mëdha që kemi kaluar, sepse siç ishte Gjanica kur ne nisëm rrugëtimin tonë, ashtu ishte dhe ekonomia. Ashtu ishin financat tona, rendi publik, të gjithë sektorët, ndërkohë që sot si Gjanica po bëhet hap pas hapi një ekonomi që do ketë shumë më tepër për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët na kanë besuar në shumicë dërrmuese gjatë këtyre viteve dhe kanë duruar situata jashtëzakonisht të vështirë me të cilat na u desh të përballemi.”/tvklan.al
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani