Vora ishte ndalesa e radhës e Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj.
Ai kërkoi votën për Blerim Sherën, i cili fitoi në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022, dhe rikandidon për një mandat të plotë.
“Ne vumë në provë Blerimin për 12 muaj dhe zbuluam se zemrën e ka të kuqe, se mëngët i ka të përveshura, zbuluam që idetë i ka të qarta dhe që premtimet i ka të mbajtura. Por pyetja është, kë ka përballë Blerimi? Njërin që vjen nga Tirana. Njërin që, si Saliu, nuk e dinte ku binte Vora. Njërin që mendon se Vora janë vetëm këto xhamat e autostradës; njëri që e humbet rrugën se nuk di as të dalë nga oborri për të gjetur ku është Vora. Ne nuk na duhen këta që vijnë të katapultuar. Ua qaj hallin edhe Saliut, edhe Ilirit. Nuk gjejnë kandidat nga Vora, kështu që duhet me i sjell nga një qytet tjetër,” u shpreh Veliaj.
Ai tha se për ata që, po ashtu kërkojnë votat në këtë bashki, Vora është thjesht një pasazh tre sekonda gjatë rrugëtimit për në Lalëz, ku kanë vilat e tyre luksoze.
Ndërsa, për Partinë Socialiste, Vora është një destinacion.
“E shikoni këtë autostradë? Saliu dhe Iliri kalojnë këtu përditë, që të shkojnë në Lalëz. Kthehen në Vorë vetëm kur kanë fushatë. Për ata, Vora është tre sekonda nga xhami i makinës. Nëse Vora për ta është tranzit, për ne është destinacion. Destinacion për stadium, destinacion për lagjen e re, destinacion për shkollën e re, destinacion për kopshtin e ri, destinacion për Stacionin e ri të Trenit, që lidh Durrës-Vorë-Tiranë, Tiranë-Vorë-Rinas. Vora për ne është një dashni e madhe”, shtoi Veliaj.
Ai tha gjithashtu se, ashtu si në Kavajë, edhe në Vorë, PD dhe Sali Berisha i ka përdorur njerëzit vetëm si mish për top.
Ndërsa, PS në të pesta bashkitë e Qarkut të Tiranës do të fitojë bindshëm. “Këta besojnë se qytetet janë xhepa për të varur xhaketën. Saliu për 30 vjet thoshte:
“Në Vorë kam varur xhaketën, në Kavajë kam varur xhaketën, në Kamëz kam varur xhaketën. Mjafton të var xhaketën dhe t’i përdor njerëzit si mish për top, që të mbush autobusët për të bërë protesta në Tiranë”. Sot mesazhi që na vjen nga Kavaja është se aty nuk e ka varur xhaketën askush dhe Kavaja do votojë që të ecë përpara. Sot mesazhi që vjen nga Rrogozhina është se aty nuk e ka varur xhaketën askush dhe Rrogozhina do të votojë që të ecë përpara. Sot mesazhi që vjen nga Kamza është se aty nuk e ka varur xhaketën askush dhe Kamza do të shkojë përpara. Por qershia mbi tortë do jetë Vora, që do na japë mesazhin dhe fitoren më të thellë të një qyteti që do të ecë vetëm përpara,” e mbylli Veliaj fjalën e tij./abcnews
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...