Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Inspektimit ka publikuar Raportin e inspektimit të rregullt lidhur me “Vlerësimin e performancës së Stacionit Policor të Obiliqit”.
Bazuar në Planin Vjetor të Inspektimeve të Rregullta për vitin 2023 dhe është përqendruar në Stacionin Policor të Obiliqit, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, Inspektimi ka qenë me interes për IPK-në, me qëllim që të vlerësohet nëse Stacioni në fjalë realizon me sukses objektivat në përmbushje të mandatit ligjor, për të krijuar mjedis të sigurt për qytetarët.
Po ashtu theksohet se gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për nivelin drejtues rajonal dhe të Stacionit, si dhe zyrtarët policor.
IPK në kuadër të Raportit të inspektimit ka dhënë 22 rekomandime që kanë të bëjnë me funksionalizimin e njësive policore, sistemimin e personelit, regjistrin mbi vijueshmërinë, verifikimin e sigurisë së zyrtarit në bazën e të dhënave, ushtrimin/dokumentimin e kontrolleve të armëve dhe pajisjeve, furnizimin me jelekë dhe sprej kimik, respektimin e afateve gjatë trajtimit të shkeljeve të lehta disiplinore, cilësinë e logut të ngjarjeve ditore, hartimin e planeve që adresojnë shqetësimet e qytetarëve, hartimin e raporteve pas operative, vlerësimin e rrezikut për viktimat e dhunës në familje, procedimin e rasteve në Prokurori, kontrollin menaxherial në Dhomën e dëshmive, mungesën e pajisjeve rezervë dhe shtesë në automjete, etj./Arbresh.info/
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...