Teksa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore në të gjitha Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ).
Ndryshe nga KZAZ-të e tjera ku votohet manualisht, përmes fletëve të votimit, në KZAZ-të e bashkive Vorë, Kamëz, Elbasan do të votohet elektronikisht.
Në një njoftim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se pajisjet elektronike të votimit do të shpërndahen në këto qendra ditën e shtunë, ora 11:00.
Ndërkohë po bëhen gati edhe pajisjet rezervë në rast se ka bllokim të sistemit.
“Për çdo të papritur KQZ ka marrë masa që procesi të kryhet si zakonisht”, thuhet në njoftim.
Në “Pallatin e Sportit” në Tiranë ku vendosen KZAZ janë instaluar vendet e numërimit në rast se do ketë votim jo-elektronik.
Votimi elektronik u testua për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Asokohe ishte shkolla “Jakov Xoxa” në Fier dhe njësia numër 10 në Tiranë, zonat ku u testuan pajisjet e projektit pilot për votimin elektronik.
Sakaq, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit votimi elekronik u shtri edhe në Bashkinë e Vorës. Risia në zgjedhjet vendore 2023 është se votimi elektronik do të mbahet edhe në Elbasan. Për herë të parë zgjedhësit në mbi 200 qendra votimi në Elbasan do të votojnë në mënyrë elektronike, duke u bërë ndër të parët që në 30 minuta pas mbylljes së Qendrave të Votimit, të mësojnë se kush është kryebashkiaku i tyre për 4 vitet e ardhshme.
Këtë të martë, ishte vetë Celibashi i cili shkoi në Elbasan për t’u demonstruar nga afër qytetarëve hapat se si do të votohet në 14 maji dhe për t’iu hequr të gjitha dyshimet se vota e tyre do të jetë e fshehtë dhe e sigurt. /Telegrafi/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...