Google ADS

Sekuestrohen dy armë dhe municion në Gjakovë, arrestohet 45-vjeçari

14:53 | 10 Maj 2023
E.H

Një person është arrestuar në fshatin Madanaj të Gjakovës pasi posedonte armë.

Gj.Gj., 45 vjeçar posedonte dy pistoleta me nga dy karikatorë dhe 20 fishekë që i janë gjetur dhe konfiskuar nga policia.

“Stacioni Policor në Gjakovë, njësitet patrulluese në kuadër të këtij stacioni, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast lidhur me një kontest pronësor në fshatin Madanaj-Gjakovë, rreth orës 11:15 kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari Gj. Gj., (mashkull, lindur në vitin 1978, shtetas i Republikës së Kosovës,) kishte në posedim armë. Pas kontrollimit të tij, në posedim i janë gjetur dy pistoleta me nga dy karikatorë dhe 20 copë fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit, është ndalur në mbajtje për 48 orë, si dhe ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme