MPB njofton se dje në ora 08:15 në afërsi të stacionit hekurudhor të Negotinës, zyrtarë policorë të stacionit policor për vëzhgim kufitar në Qendrën regjionale jugore në “Mihajllovë” kanë ndaluar A.G.(39) nga Bogdanci.
Gjatë kontrollit, në automjetin e “Audi”, të cilin ai e drejtonte me targa nga një automjet tjetër, katër prej të cilëve të mitur, janë gjetur 11 imigrantë nga Siria.
Gjegjësisht, më herët është vërejtur në rrugën rajonale Demir Kapi – Negotinë, afër fshatit Tremniku, por nuk është ndalur me automjetin në sinjalizimin e një punonjësi policie dhe ka tentuar të largohet, por shumë shpejt është kapur dhe i është ndaluar.
A.G. është ndaluar në stacionin policor, automjeti është konfiskuar, ndërsa imigrantët janë vendosur në një qendër pritje-transitore.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës./Telegrafi/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?