Google ADS

Hoti për investimet publike: Kjo politikë çon në stagnim e prapambetje ekonomike, Kosova do të mbetet shumë prapa rajonit

10:54 | 10 Maj 2023
A. B.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se ka rënie drastike të investimeve publike në formimin e kapitalit gjatë qeverisjes Kurti.

Hoti përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se këto investime kanë rënë nga 22.6% sa ishin në vitin 2019, para pandemisë, në 9.7% në vitin 2022.

“Kjo politikë çon në stagnim e prapambetje ekonomike. Me këtë politikë Kosova do të mbetet edhe më shumë prapa vendeve të rajonit dhe më gjerë në sasinë e kapitalit shoqëror për kokë banori.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit pa ndërhyrje: 

RËNIE DRASTIKE E INVESTIMEVE PUBLIKE NË FORMIMIN E KAPITALIT BRUTO GJATË QEVERISJES SË MAJTË

Ekonomia nuk zhvillohet kur investimet nga buxheti i shtetit për formimin e kapitalit bruto përgjysmohen si përqindje e shpenzimeve totale?!

Ja çfarë ka ndodhur gjatë qeverisjes së majtë – shihni figurën. Investimet për formimin e kapitalit kanë rënë nga 22.6% e buxhetit në vitin 2019 (viti para pandemisë) në vetëm 9.7% në vitin 2022.

Kjo politikë çon në stagnim e prapambetje ekonomike. Me këtë politikë Kosova do të mbetet edhe më shumë prapa vendeve të rajonit dhe më gjerë në sasinë e kapitalit shoqëror për kokë banori.

Kosova ka nevojë për investime masive kapitale për të rritur kapitalin shoqëror, i cili përfshinë rrugën, hekurudhat, infrastrukturën arsimore e shkencore, infrastrukturë shëndetësore, sistemet e shërbimeve publike të energjisë, ujit, ngrohjes etj.

Për shumë vite me radhë, investimet kapitale publike e kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik duke ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ulur kostot e bizneseve. Në të njëjtën kohë, investimet kapitale kanë krijuar efekte multiplikuese në ekonomi që kanë krijuar cikël pozitiv të zhvillimit ekonomik.

*Viti 2020 ka qenë vit i pandemisë dhe arsyetohen shpenzimet e ulëta. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme