Eros Grezda po bëhet baba për herë të parë

09:52 | 10 Maj 2023
A. B.

Futbollisti i njohur nga Gjakova, Eros Grezda, tash e një kohë është duke shijuar një lidhje dashurie me bukuroshen Ajsel Abazi.

Çifti, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Turqi, për vitin e ri zbuluan se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, shkruan Arbresh.info

Muaj më parë ai kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me këngëtaren nga Shqipëria, Ajsel Abazi.

Tani duket se dyshja janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe këtë e ka bërë të ditur për publikun vet futbollisti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eros Grezda (@erosgrezda)

“Mezi pres që të takoj”, ka shkruar Grezda në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ai më parë ka qenë i komentuar edhe për romanca të tjera dashurie me emra të njohur të shoubizit shqiptar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme