Një anije peshkimi është mbytur natën e kaluar në ujërat e Adriatikut afër portit të Durrësit.
Deklarohet se anija e peshkimit u godit nga njëri prej trageteve të linjës Durrës-Bari. Përplasja shkaktoi çarje të saj, ndërsa tre peshkatarët, dy durrsakë dhe një egjiptian arritën të braktisin në kohë anijen ‘Eltoni”, që po fundoste në ujë, duke përdorur një zader, mjet i vogël shpëtimi.
Ngjarja ndodhi afër mesnatës në dalje të portit, pranë fenerit, ndërsa njoftimi u dha nga familjarët e shqetësuar të peshkatarëve, pasi kishin humbur kontaktet me ta.
Një operacion kërkim-shpëtimi u organizua më pas nga autoriteti portuale, duke mundësuar gjetjen dhe nxjerrjen në breg të peshkatarëve të anijes “Eltoni”.
Pasi u shpëtuan nga rreziku i mbytjes, të tre u dërguan për një kontroll shëndetësor në spitalin e Durrësit. /Tch/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...