09:00
Komuna e Vushtrrisë organizon garën e diturisë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. (Gjimnazi “Eqrem Çabej”, Vushtrri)
09:00
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
09:00
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkruan kontratat me OJQ-të përfituese të subvencioneve nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik. (Shtëpia e Bardhë)
10:00 – 12:00
Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon panel diskutimi me të rijnë nga Prishtina veriore me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)
10:00 – 12:00
Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon panel diskutimi me të rijnë nga Mitrovica veriore me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë veriore)
10:00
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin e Shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2023; Raportin vjetor Financiar të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2022, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
11:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
11:00
Mbahet ceremonia e hapjes së shkollës profesionale të TIK-ut “Beetroot Academy”. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan)
12:00
Universum International College – UNI organizon Panairin më të madh në Kosovë të Karrierës dhe të Studimeve Jashtë Vendit. Marrin pjesë 70 biznese dhe organizata, 6 ambasada të huaja si dhe 72 përfaqësues nga 41 universitete, nga shtete të ndryshme të Evropës. (Kampusi i UNI, Prishtinë)
13:00 – 16:00
Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon Panairin e shkathtësive. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)
13:00 – 16:00
Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon Panairin e shkathtësive. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë veriore)
16:00
Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për herë të parë në Kosovë, gjatë muajit maj hapë ekspozitën për “Holokaustin sinti dhe romë”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar, Prishtinë)
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...