Google ADS

Kosova për herë të parë fiton medalje në Bouling

22:30 | 9 Maj 2023
Orgesa Haziri

Garuesi i boulingut nga Kosova, Albin Osmani, ka shënuar sukses të madh, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Mesdhetar të Boulingut, që po mbahet në San Marino.

Është kjo medalja e parë në histori të Federatës së Boulingut të Kosovës, e fituar në një Kampionat Mesdhetar.

Vendin e parë zuri garuesi nga Sllovenia, Cerkvenik Muzafirovič, kurse Gregory Riu i Francës ishin në vendin e dytë./Arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme