Google ADS

Aksident i rëndë në Gjermani, mbi 50 të plagosur

19:13 | 9 Maj 2023
Orgesa Haziri

Të paktën 52 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në një autostradë në Brandenburg, në Gjermaninë lindore.

Një kamion që transportonte naftë dhe kishte si destinacion Berlinin, tentoi të ndryshonte korsinë dhe u përplas me një kamion tjetër, i cili humbi kontrollin u përplas kokë më kokë me një autobus me turistë polakë.

Ambulanca dhe zjarrfikës mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa autostrada u bllokua përkohësisht. Dhjetë nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spital./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme