Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka reaguar për gjendjen e rrugëz Pejë – Rugovë e cila ka pësuar dëmtime të rënda dhe paraqet rrezik për jetën e vizitorëve.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Dreshaj ka thënë se që nga viti 1918 trajesa e kësaj rruge nuk ka lëvizur, ndërsa ka parashtruar pyetjen pse kjo po ndodh sot.
“Kjo rrugë që kur është ndërtuar në vitet 1914-1918, deri më sot nuk ka lëvizur traseja e saj. Pse po ndodhë kjo sot, me arterien e vetme të Parkut Nacional të Beshkëve të Nemura, qe menaxhohet nga shteti?”, ka shkruar deputeti.
Ai tha se është çështje kohe kur do të ndodh ndonjë katastrofë.
“Pse po ndodhë kjo sot, me arterien e vetme të Parkut Nacional të Beshkëve të Nemura, qe menaxhohet nga shteti?Është çështje kohe kur do të ndodh ndonjë katastrofë. Qeveri vepro urgjent dhe parandalo më të keqen”, ka shkruar tutje ai./Arbresh.info/
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...