Google ADS

Gjakova zë vendin e shtatë në Kampionatin Botëror

16:09 | 9 Maj 2023
Orgesa Haziri

Kanë përfunduar garat edhe për Nora Gjakovën, e cila e mbyll Kampionatin Botëror në vendin e shtatë.

Nora, e cila garoi të martën në kategorinë deri 57 kilogramë, xhiron e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytën e mposhti italianen, Thauany Capanni Dias.

Në çerekfinale, Nora u mposht nga turkja Hasret Bozkurt, derisa në luftën e parë të repesazhit humbi nga Mimi Huh e Koresë së Jugut për të mbetur pa medalje.

Dje garoi edhe Distria Krasniqi, e cila u rëndit e pesta, kurse sot Akil Gjakova  mposht në rrethin e tretë, derisa Flaka Loxha u ndal në ndeshjen e parë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme