Në javën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj tha se në mandatin e tretë do të vijonë projektet transformuese për kryeqytetin. Në takimin me banorët e Farkës, Petrelës dhe Baldushkut, ai shtoi se ata që po kërkojnë votën e demokratëve, janë po ata që nuk u shqetësuan në këto 4 vite për problemet e qytetarëve, ndërsa sot të vetmin hall kanë atë të Sali Berishës së shpallur non grata dhe të Ilir Metës, që i ka dalë emri në dosjet e ish-sigurimit.
“Në ditët më të vështira skuadra jonë qëndroi këtu, ishte këtu, nuk u largua, nuk mori mungesë. Imagjinoni pak sikur një mësues të mos shkojë 4 vjet në shkollë, ka gjasa të punojë mësues prapë? Sikur një ushtar të dezertojë dhe ta heqë uniformën e Republikës së Shqipërisë dhe 4 vjet të dezertojë, ka gjasa që ta veshë prapë uniformën? Nëse një infermiere e katundit tonë nuk vjen për të bërë vaksinat, për konsultat e fëmijëve, a ka gjasa ta marrim prapë infermiere? Por në qoftë se një fëmijë në një shkollë të Farkës, Baldushkut, apo Petrelës nuk paraqitet katër vjet ka gjasa që ta marrë diplomën? Ne e kemi standardin shumë lart për një polic, për një zjarrfikës, për një mjek, për një doktoreshë, për një ushtar, për një oficer, madje edhe për fëmijët, kurse e kemi standardin shumë poshtë për fuksin e lagjes, për Ilir Metën, dhe ish komunistin Sali Berisha. Ata për 4 vite ishin te Gjiri i Lalzit, nuk e vunë ujin në zjarr fare për hallet tona. Por, kush mungoi 4 vjet, të dielën do ngelin në klasë,” deklaroi Veliaj.
Ai ftoi të gjithë qytetarët të mendojnë më së pari për fëmijët dhe familjen e tyre dhe jo për hallet e çiftit Berisha-Meta. “Mos ia qani hallin Saliut dhe Ilir Metës, mendoni për fëmijët. Nëse fëmijët kanë një çerdhe më të mirë dhe Partia Socialiste e ka bërë, na jepni votën që të ecim përpara. Nëse sot kanë një shkollë më të mirë dhe kjo forcë politike e ka bërë, na jepni votën që të ecim përpara. Nëse ju si demokratë punoni gjithashtu tokën, jetoni me ne, kaloni te e njëjta autostradë, punoni të njëjtën tokë, do shisni te i njëjti treg, do çoni fëmijët te e njëjta shkollë bashkohuni me familjen tonë se kur jemi bashkë jemi më të fortë dhe ecim përpara,” u shpreh Veliaj./abcnews.al
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve