Google ADS

Jusuf Azemi denoncon një rast: Keqpërdorimi i praktikantëve në “Trepçë”

14:44 | 9 Maj 2023
A. B.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka denoncuar një rast e që sipas tij ka të bëjë me keqpërdorimin e punëtorëve praktikantë në ndërmarrjen publike “Trepça”.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ai tha se një grup praktikantësh e kanë njoftuar se më 20 maj, “Trepça” ka hapur konkurs për 180 pozita të lira për praktikantë.

Kësisoj, Azemi shprehet se bazuar në vendimin e nxjerr nga vetë ndërmarrja, “Trepça” është e detyruar që për të gjithë praktikantët të ofrojë ushqim, transport si dhe uniformën falas.

Por, ai tregon se sipas punëtorëve, grupi i parë “deri diku” i ka pasur këto kushte. /Arbresh.info/

Të ngjashme