Google ADS

Szunyog: Është parësore vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi

14:21 | 9 Maj 2023
Diellza Gashi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, sot ka marrë pjesë në aktivitete të zhvilluara për Ditën e Evropës.

Szunyog ka thënë se BE-ja nuk është vetëm një bashkim politik dhe ekonomik, por sipas tij është një projekt për ndërtimin e paqes dhe krijimin e stabilitetit në Evropë.

“Bashkimi Evropian nuk është vetëm një bashkim politik dhe ekonomik. Është një projekt për ndërtimin e paqes, i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, me qëllim promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Evropë”.

Po ashtu ai ka thënë se negociatat për normalizimin i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çështje parësore duhet të vazhdojnë.

“Është parësore që negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve të vazhdojnë nën patronazhin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe që dialogu të sjellë zgjidhje të qëndrueshme për të mirën e popullatës në terren, të gjitha duke ndërtuar ura midis komuniteteve”, shtoi ai.

Po ashtu ambasadori foli edhe për liberalizimin e vizave, duke thënë se Kosova ka sjell përparime pasi që mundin të lëvizin lirshëm që nga 1 janari 2024 në zonën Shengen.

“Çështja e pazgjidhur e liberalizimit të vizave ka qenë një re e errët mbi marrëdhëniet BE-Kosovë për dekadën e fundit dhe më jep gëzim të madh të them se që nga 1 janari 2024, kosovarët nuk do të kenë më nevojë për viza për vizita turistike afatshkurtra në zonën Shengen”, tha ai.

Sipas tij, një tjetër arritje e madhe janë tre marrëveshjet e financimit të IPA-s të nënshkruara ndërmjet BE-së dhe Kosovës, duke përfshirë Paketën e Mbështetjes së Energjisë, kështu duke rezultuar në ndarjen e më shumë se 200 milionë euro si ndihmë direket financiare për Kosovën.

“Ndihma e përgjithshme financiare e BE-së që ofron për Kosovën në kuadër të IPA-s, gjegjësisht Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit të BE-së, nga viti 2007 deri më sot, ka kaluar 1.4 miliardë euro. Ajo po përdoret për të ndihmuar Kosovën, ndër të tjera, për të zhvilluar ekonominë dhe infrastrukturën e saj, për të përmirësuar arsimin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe përafrimin e legjislacionit të saj me atë të BE-së”, tha Szunyog./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme