Teksa Big Brother VIP 2 mbaroi, Sara Hoxha ka deklaruar se së shpejti do të ketë edhe Big Brother VIP 3 pas suksesit te jashtezakonshem që pati ky spektakël këtë vit.
Gjatë një interviste për “Shqipëria live”, producentja zbuloi se BBV3 pritet të nisë në periudhën vjeshtë-dimër, duke lënë të kuptohet se pas verës do të kemi rikthimin e spektaklit shumë të ndjekur, ndryshe nga viti i kaluar kur nisi në fund të dhjetorit.
Sara tha gjithashtu se nuk e di nëse do ketë më konkurrentë si Luizi që kthehen në fenomen.
Gjithashtu regjisori i Big Brother Eduart Grishaj konfirmoi se do nisë puna për BBV3.
“Tani sa e mbaruam, por mendoj se shumë shpejt do të nis puna përgatitore për BBV3”, tha ai.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin