Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Bangladesh, sot është pritur në takim nga këshilltari për siguri i Kryeministres së Bangladeshit, Tarique Ahmed Siddique.
Siç thuhet në njoftimin e MM-së, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes.
Mehaj së bashku me Tarique u dakorduan që të fillojnë procesin për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.
Gjithashtu, Ministri Mehaj u ofroi mundësinë e trajnimeve për ushtrinë e Bangdeshit në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit, largimin e materieve të rrezikshme.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan raportet e pandashme me SHBA-në dhe rëndësinë tonë jetike për të qenë në aleancë të përhershme me SHBA-në dhe NATO-n./Arbresh.info/
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit