Sekuestrohen 100 kg kokainë në Selanik, ndërsa në pranga janë vënë 7 persona.
Protothrma.gr raporton se droga kishte ardhur në Selanik nga Amerika Latina. Operacioni filmik u zhvillua në Diavatë kur policia bllokoi dy makina në të cilat shtatë personat mbanin sasinë e madhe të kokainës.
Aksioni në fjalë u krye pas informacioneve se në portin e Selanikut ishte dorëzuar një kontejner me një sasi të madhe droge, e cila do të transportohej me një “çantë” drejt qytetit. Siç rezultoi, shtatë të arrestuarit, informacionet i referohen personave të njohur të shoqërisë së Selanikut, kishin përdorur makina me qira për të transportuar kokainën. Madje, theksohet se në kontrollin e kryer në shtëpi, pas arrestimit të 7 personave, mes tyre edhe një drejtues i organizatës, i janë gjetur dhe konfiskuar edhe 100 mijë euro.
Kontejneri me kokainën erdhi nga Amerika Latine, duke konfirmuar edhe një herë se kartelet i kanë “vënë syrit” porteve të Athinës dhe Selanikut për t’i përdorur si bazë pritjeje për drogën që duan të trafikojnë drejt vendeve evropiane.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?