Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Eurovision-it

10:56 | 9 Maj 2023
A. B.

Sonte fillon zyrtarisht Festivali i 67-të i Eurovisionit.

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë drejtpërdrejt nga Liverpooli, shkruan Arbresh.info

Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit është këngëtarja Albina Kelmendi me familjen e saj me këngën “Duje”, ata pritet të performojnë në gjysmëfinalen e dytë.


Ndërsa, ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora do të performojë sonte si e ftuar speciale.

Pesëmbëdhjetë shtete do të marrin pjesë në spektaklin e mbrëmjes së sotme, teksa dhjetë prej tyre kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës, ku do të vendoset fituesi i Eurovision 2023. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme