Lionel Messi u zgjodh mbrëmë sportisti më i mirë i vitit në botë pas triumfit në Kupën e Botës.
Ylli argjentinas ndihet i lumtur për këtë shpërblim, ndërsa i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që ia dhanë dhe që e ndihmuan ta realizonte ëndrrën më të madhe të tij – për ta fituar Botërorin.
“Faleminderit shumë për këto shpërblime aq speciale për botën e sportit ‘laureussport’. Si mirënjohjet individuale, ashtu edhe ato kolektive, janë rezultat i suksesit të të gjithëve. Unë e realizova ëndrrën për t’u bërë kampion i botës, një ëndërr që në fakt u nda tek të gjithë argjentinasit. Për këtë, shpërblimet janë për krejt Argjentinën”, shkroi fillimisht ylli argjentinas në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”.
“Faleminderit familjes sime dhe njerëzve të mi të dashur, të cilët më respektojnë dhe më mbështesin gjithmonë. Dhe, faleminderit për mbështetjen edhe mediave të krejt botës dhe akademisë së laureatëve për shpërblimin. Përqafime për të gjithë”, shkroi tutje Messi.
Ai konsiderohet si favorit për ta fituar edhe Topin e Artë, të tetin për të në karrierë. /GE/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...