Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, 12 të vdekur

07:52 | 9 Maj 2023
E.H

12 persona u vranë mëngjesin e sotën nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të territorit nën kontrollin e lëvizjes islamike palestineze Hamas.

Mes viktimave janë tre komandantë të lartë të Xhihadit Islamik dhe nëntë civilë, përfshirë katër fëmijë.

Ushtria izraelite nga ana e saj njoftoi gjithashtu se kishte kryer sulme kundër “objektivave të Xhihadit Islamik” palestinez në Rrip, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Dëshmitarët në Gaza thanë se një ndërtesë është përfshirë nga zjarri pas bombardimeve gjatë natës, me ambulanca që evakuojnë banorët.

“Çdo terrorist që dëmton qytetarët izraelitë do të pendohet”, tha ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant.

Krahu i armatosur i Xhihadit Islamik konfirmoi vdekjen e tre komandantëve, duke shtuar: “Ne nuk do të braktisim pozicionet tona dhe rezistenca do të vazhdojë, me dëshirën e Zotit”./abcnews.al

Të ngjashme