Google ADS

Messi fiton një tjetër çmim

22:30 | 8 Maj 2023
Orgesa Haziri

Lionel Messi është shpallur sportisti i vitit në “Laureus World Sports Awards”.

Messi, i cili më në fund realizoi ëndrrën e tij për të fituar Kupën e Botës në Katar, pranoi edhe çmimin e ekipit të vitit në emër të Argjentinës, e cila mundi Francën me penallti në finalen.

35-vjeçari pranoi vlerësimet në një ceremoni në Paris vetëm disa orë pasi u konfirmua se ai ishte kthyer në Paris Saint-Germain pas një pezullimi nga klubi.

Messi, i cili është atleti i parë që fiton të dy çmimet Laureus në të njëjtin vit, falënderoi klubin e tij si dhe bashkëlojtarët ndërkombëtarë.

“Ky është një nder i veçantë, veçanërisht pasi Laureus World Sports Awards janë në Paris këtë vit, qyteti që ka mirëpritur familjen time që kur erdhëm këtu në 2021. Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi, jo vetëm nga kombëtarja por edhe te PSG – nuk kam arritur asnjë nga këto i vetëm dhe jam mirënjohës që mund të ndaj gjithçka me ta”, tha ai.

Messi ka kërkuar falje për një udhëtim të paautorizuar në Arabinë Saudite, por e ardhmja e tij në PSG mbetet e pasigurt.

Kontrata e tij skadon këtë verë dhe ndërsa marrëveshja e tij dyvjeçare përfshinte opsionin e një viti të tretë, pritshmëria është që ai të largohet nga klubi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme