Rusia bllokon marrëveshjen për eksportin e drithërave

16:39 | 8 Maj 2023
Orgesa Haziri

Rusia ka bllokuar marrëveshjen e grurit nëpërmjet Detit të Zi, sipas një deklaratë të Ukrainës. Portet e Ukrainës në Detin e Zi u bllokuan pasi pushtimit të Rusisë vitin e kaluar, por 3 prej tyre u hapën korrikun e kaluar pas një marrëveshje midis Moskës dhe Kievit të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

“Federata Ruse ka bllokuar edhe një herë në mënyrë efektive marrëveshjen për eksportin e grurit duke refuzuar të regjistrojë anijet në hyrje dhe të kryejë inspektimet e tyre.

Kjo qasje është në kundërshtim me kushtet e marrëveshjes aktuale”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës së Ukrainës dhe siç raporton APE-MPE, 90 anije, përfshirë 62 anije për ngarkim, po prisnin në ujërat territoriale turke për tu nisur në portet e Ukrainës.

Marrëveshja skadon më 18 maj. Moska ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja që synon të ndihmojë në lehtësimin e krizës globale të ushqimit. Turqia dhe Kombet e Bashkuara po punojnë për zgjatjen e marrëveshjes, ndërsa Rusia nuk duket e kënaqur me propozimet që i janë paraqitur./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme