Konjufca- homologut austriak për Serbinë: Po kërkon Republikë serbe në Kosovë

13:44 | 8 Maj 2023
A Z

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Pas takimit Konjufca i ka garantuar homologut austriak Wolfgang Sobotka se Kosova është e gatshme të pranojë dhe zbatojë marrëveshjet me Serbinë

Pas takimin në një konferencë për medie, Konjufca pohoi si i ka thënë austriakut se kërkon me ngulm një Republikë serbe brenda Kosovës.

Madje sipas tij, për shkak të presionit nga krerët e shtetit të Serbisë, serbët e veriut nuk morën pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

Konjufca, duke folur për luftën në Ukrainë dhe mosdënimin e agresionit rus nga Serbia, u shpreh i shqetësuar se Serbia po e destabilizon jo vetëm Kosovë, por edhe rajonin.

“Isha shumë i nderuar që e prita kryetarin Sobotka. Kishim një diskutim shumë miqësor, ngritëm shqetësimet tona dhe bashkëpunimin e dy vendeve tona. E falënderova kryetarin Sobotka për mbështetjen e pa rezervë. E mbështeta edhe për dy ngjarjet për të cilat Austria ishte njëri nga dy shtetet më mbështetëse, ajo për liberalizim dhe për anëtarësimin në KiE. Duke filluar prej sundimit të ligjit, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik. Nuk kam se si mos të jap një mirënjohje për kryetarin Sobotka, për projektin e diskutimit me fëmijët për demokraci. Vetëm duke filluar prej moshave të tyre të hershme prej shkollave tona, të flasim hapur se si funksionon demokracia. Vetëm ky proces garanton vlerat e vërteta evropiane. Sobotka ka qenë iniciatori kryesor i këtij programi dhe e ka mbështetur fuqishëm”.

“Kemi folur edhe për situatën të cilën po kalon bota. I tregova z. Sobotka që Kosova e ka dënuar fuqishëm luftën në Ukrainë, dhe jemi bashkë me pakot e sanksioneve që i ka vendos BE dhe ShBA-së, kundër Rusisë, shpresojmë që të fitojë Ukraina në luftën kundër Rusisë sepse ajo është fitore e demokracisë. Ia shpreha edhe qëndrimin dhe vendimin që e ka marrë Kosova për marrëveshjen në Ohër”.

Këtu janë dy shtylla, e para ajo njohja de-facto e Kosovës nga Serbia. Të sillësh si Serbia të kërkosh Republikë brenda Kosovës, dhe mos ta kuptosh shtyllën e kryesore. Po ashtu duke i bërë ftesë Listës Serbë për mos regjistrim në zgjedhje, kjo tregon për nxitje dhe përgatitje për destabilizim. Kryetari Sobotka në çdo takim ndërkombëtar flet mirë për Kosovën, dhe kërkon që të ketë njohje reciproke me Kosovën. Jeni të mirë se ardhur në Kosovë kurdo here”, tha Konjufca./Arbresh.info/

 

Të ngjashme