Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit për 48 orë janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit për njëzetetetë (28) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit për medias, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj njëzetepesë (25) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, sipas të njëjtit njoftim, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...