Në komunën e Podujevës ka nisur procedura për ndërtimin e parkingut nëntokësor.
Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komunë, Shpejtim Bulliqi.
Më anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Bulliqi theksoi se projekti i parkingut nëntokësor parashihet të ketë rreth 10 mijë m² parking.
“Komuna e Podujevës ka filluar procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor. Projekti i parkingut nëntokësor parashihet të ketë rreth 10 mijë m² parking, poashtu e ka të inkuadruar edhe hapësirën ku janë destinuar rreth 1000 m² për afarizëm”, thotë ai.
Kryetari i Podujevës thekson se parkingu nëntokësor planifikohet të ndërtohet në sheshin “Ali Ajeti”, realizimi i tij do të bëhet përmes partneritetit publiko-privat.
“Për çdo informatë mund të drejtoheni në Zyren e Prokurimit nr. 55”, thotë mes tjerash ai./Arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...