Princi Louis bëhet sërish viral me mimika e tij

22:21 | 7 Maj 2023
E.H

Princi Louis di gjithmonë si të marrë vëmendjen e të gjithëve.

Fëmija i tretë i princit William dhe dukeshës Kate Middleton, duket se nuk i ka qejf protokollet e rrepta mbretërore dhe ka shprehur kundërshtinë apo mërzinë e tij me mimikat e shumta.

Ndonëse kurorëzimi ishte një moment mjaft historik për gjyshin e tij Mbretin Charles, 5-vjeçari ishte i painteresuar.

Gjatë rrugës për në ceremoninë në pallatin mbretëror, ai përshëndeti me dorë fansat mbretërorë nga brenda karrocës.

Pasi hyri brenda dhe u ul pranë familjes së tij, ai nguli sytë drejt tavanit, ndërsa motra e tij, Princesha Charlotte po kujdesej për të parë se çfarë gjestesh do të bënte vëllai i saj i vogël.

Louis hera-herës u shfaq edhe i përgjumur. Nuk është hera e parë që princi Louis kthehet në kryefjalën e rrjeteve sociale./klannews

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme