Google ADS

Peja barazon serinë finale në 1:1, mposht bindshëm Trepçën

19:25 | 7 Maj 2023
Orgesa Haziri

Peja ka mposhtur me rezultat të thellë Trepçën në ndeshjen e dytë në finalen e play-offit.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Karagaqi” u mbyll me rezultat 107:79.

Vendasit e nisën më mirë që në çerekun e parë, duke e fituar me 18 pikë epërsi 32:24, derisa periudha e dytë u mbyll me shifrat 25:18.

Fillimi i pjesës së dytë ishte më i barabartë 10 minuteshin e tretë që u mbyll 24:24, por Peja u rikthye në çerekun e fundit duke triumfuar 26:23.

Më i miri i ndeshjes ishte Tate me 22 pikë, kurse më efikasi te mysafirët ishte Drilon Hajrizi me 18 sosh.

Ndeshjen e parë në Mitrovicë e ka fituar Trepça./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme