Pas takimit të Brukselit, kryeministri Albin Kurti ka prezantuar vizionin e tij për draft-statutin për Asociacionin, të cilin e ka prezantuar edhe gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
10 pikat e kryeministrit Kurti, për të lejuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ende nuk është bërë publik, pasi që Draft-vizioni i propozuar nga shefi i ekzekutivit nuk u është dërguar partive opozitare.
Kështu ka thënë në një intervistë për “Arbresh.info”, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri.
Se a janë ato që parandalojnë dhënien e kompetencave ekzekutive, apo është e kundërta e atij drafti që e ka paraqitur Ekipit Menaxhues i Kosovës, në Bruksel, Tahiri thotë se kryeministri Kurti është konfuz dhe s’ka dhënë asnjë mesazh se çka është duke ndodhur në dialog.
Deputeti i AAK-së pohon se një Asociacion që e prek rregullin e ligjeve dhe Kushtetutën është një Asociacion që e dëmton vendin dhe është e papranueshme për AAK-në. Sipas tij, duhet të ketë kujdes Kurti, pasi që kjo nuk është çështje politike, e as partiake, por është një temë kombëtare për shtetin e Kosovës, që duhet të trajtohet me kujdes.
Nënkryetari i AAK-së, Tahiri kritikon Qeverinë Kurti sa i përket dialogut, ku thotë se deri tash opozita ka qenë në terr informativ dhe të gjitha informatat që posedojnë, i kanë siguruar nga mediat.
“Zoti Kurti është total konfuzë. Ne nuk kemi asnjë mesazh të çartë se çka është t’u ndodh në Bruksel, se çka është qëllimi i Qeverisë. Ne kemi një qëndrim të çartë të Qeverisë. Asociacioni në asnjë formë nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Një Asociacion që e prek rregullin e ligjeve tona dhe Kushtetutën është një Asociacion që e dëmton vendin, duhet të ketë shumë kujdes se kjo nuk është një çështje politike, e as partiake por kjo është thjeshtë një temë kombëtare për shtetin e Kosovës që duhet të trajtohet me kujdes. Deri më tani kemi qenë në terr informativ, nuk kemi pas asnjë informacion, informatat e vetme që i kemi pas kanë qenë nga mediat”, shprehet Tahiri.
Ai, ka folur për modelet e Asociacionit që i ka Shqipëria dhe vendet e tjera evropiane, por ka kërkuar që këto mos të merren si model, pasi sipas tij, modeli më i mirë është atë që aktualisht e ka Kosova, pra, Asociacionin e Komunave të Kosovës.
“Ne nuk kem pa, ne nuk na ka ardhur ai draft, si Grupe Parlamentare, si parti ne nuk e dimë. Këtu nuk duhet të përzihen çështjet, ne kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ai vendim i Gjykatës Kushtetuese është udhërrëfyes ynë, modelet evropiane janë eksperimente të vendeve të ndryshme që kanë krijuar Asociacione, pe marrë shembull. Shqipëria i ka dy Asociacione, një të Partisë Demokratike, një të Partisë Socialiste. Maqedonia e veriut e ka një Asociacion të cilit i ka dërguar kompetenca shtesë në kadastër. Në Bosnje ka Asociacion në Republika Srpska dhe në pjesën tjetër. Modelet tjera siç është modeli i Tirolit jugor, ai ka qenë një kontest mes Austrisë dhe Italisë, pastaj është trajtuar për menaxhimin e brendshëm. Nuk janë këto modele, na e kem modelin tonë është Asociacioni i Komunave të Kosovës. Kaq këtu përfundon”, ka thënë ai për Arbresh.info.
Ndryshe, më 2 maj kryeministri Kurti është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, me ftesë të ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian dhe garantit kryesor Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku arritën një marrëveshje atë për fatin e personave të pagjetur qysh prej përfundimit të luftës së vitit 1999.
Ndërsa për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nuk kishte pajtim nga kryeministri Kurti, i cili ka refuzuar Draft-statutin e propozuar nga Ekipi Menaxhues kosovar, që ishte themeluar nga Qeveria e Kosovës, vite më parë.
Pas takimit në Bruksel, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka liruar nga detyra anëtarët e Ekipit Menaxhues pas prezantimit të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Arbresh.info/Pleurat Salihu/
VIDEO
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...